Sonte në një manifestim të heshtur kujtohet Sebahate Morinën, 44-vjeçarja, e cila më 14 mars në Prishtinë është vrarë nga Lulzim Sopi, ish-bashkëshorti i saj.
“Manifestimi i heshtur përkujtimor do të mbahet në sheshin “Skënderbe”, para Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 18:00, ose nëpër ballkonet e shtëpive, për të shprehur pikëllimin dhe mllefin duke ndezur qirinj dhe vendosur lule në kujtim të Sebahate Morinës, por edhe për të kërkuar llogaridhënie nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 dhe për shkak të masave parandaluese që kanë mbyllur viktimat me dhunuesit e tyre, në Kosovë kemi parë një rritje masive të rasteve të raportuara të dhunës në familje. Vetëm gjatë 11 muajve të parë të vitit 2020, janë raportuar 2,000 raste më shumë se në vitin 2019.