Manikyri është mjaft i përdorur nga femrat në mbarë botën, por varësisht prej llakut që përdorni, ju duhet ta mendoni dy herë tani e tutje.
Kjo për shkak se ngjyrat e thonjve që aplikoni mund të përmbajnë komponime që mund të lidhen me probleme shëndetësore si defektet e lindjes, mosfunksionimi i tiroides, obeziteti, kanceri dhe reaksionet alergjike.
Shumë produkte kanë edhe etiketën “free” (pa) që nënkupton se nuk kanë përbërje të dëmshme të caktuara, njofton Klan Kosova.
Një studim i ri tregon se ato etiketa mund të jenë mashtruese dhe se kimikatet që ngjyrat e thonjve përmbajnë mund të mos jenë të sigurta.
Studimi, i publikuar në Shkencën dhe Teknologjinë Mjedisore shqyrton praktikën e përbashkët të kompanive që prodhojnë manikyrin e thonjve dhe i etikëtojnë produktet e tyre si pa (free) kimikate, që do të thotë se nuk përmbajnë dibutil ftalat (DnBP), toluen dhe formaldehid.
Kjo praktikënga prodhuesit filloi më shumë se një dekadë më parë, pasi këta përbërës ishin fort të lidhura me problemet riprodhuese, problemet neurologjike, zhvillimore dhe kancerin.
Që atëherë, kompanitë kanë shkuar edhe më larg: Shumë prej tyre tani e emërtojnë llakun e tyre si “pa 5”, që do të thotë se përveç “trios toksike” të lartpërmendur, formulat e tyre janë gjithashtu të pastra nga alergjitë potenciale të kamfurit.
Me fjalë të tjera, studiuesit thonë se edhe pse kompanitë i prodhojnë pa kimikate, nuk do të thotë që një produkt është më i sigurt ose më i shëndetshëm.
Në studimin e kryer me 55 manikyre të thonjve, ato që kishin më pak kimikate në përbërje, kishin çmime dukshëm më të larta.