Ndonëse duket tendencë e re për thonj të bukur, manikyri pluhur nuk po rekomandohet nga sallone të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Chicago kanë thënë se nuk do ta ofroujnë këtë shërbim për shkak të rreziqeve që një mënyrë e tillë e zbukurimit të thonjve, paraqet për klientët e tyre.
Me këtë teknikë të manikyrit, klientët zgjedhin ngjyrën e më pas zhytin gishtat e tyre në kavanoz ku dhe bartet pluhuri në thonj si një pllakë speciale ngjitëse.
Shqetësimi tek ky shërbim qëndron tek kavanozi, në të cilin shumë njerëz të ndryshëm e përdorin të njëjtën enë për gishtërinjtë e tyre për të rregulluar thonjtë.
Oscar Juarez, një mikrobiolog në Institutin e Teknologjisë në Illinois, tha që bakteret mund të mbijetojnë në këtë pluhur për javë të tëra dhe mund të çojnë në infeksione serioze.
Ai tha se me klientët që zhysin thonjtë e tyre ditë pas dite, ata nuk do të jenë në gjendje të tregojnë se çfarë mund të mbetet në kavanoz.
Juarez beson se grupe të caktuara madje mund të jenë më të ndjeshme ndaj kontraktimit të një infeksioni pas zhytjes.
Më të rrezikuar thuhet se janë njerëzit me diabet, kancer, apo shtatëzënat.
“Ju mund të merrni një infeksion shumë të rëndë nga kjo”, shtoi ai.
Siç shkruan abc7, Juarez tha që ka mënyra se si mund të zvogëloni shanset tuaja për infeksion. Ai rekomandon sjelljen e kavanozit tuaj që është ekskluzive për ju, ose që tekniku juaj të shkundë pluhurin në thonjtë tuaj në krahasim me zhytjen e tyre në kavanoz.