Një i mitur në Prishtinë, derisa po manipulonte me pistoletën e babait të tij, ka plagosur aksidentalisht veten.
Siç raporton policia, i mituri është dërguar në QKUK dhe pas trajtimit që ka marrë, është liruar.
Arma e përdorur në rast është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.