Policia e Kosovës ka iniciuar kallëzime penale ndaj nëntë personave nën dyshimin për veprën penale “Mashtrim, shmangie doganore dhe falsifikim i dokumentit”.
Sipas njoftimit të policisë të njëjtit dyshohet se kanë manipuluar me kilometrat e veturave dhe u kanë shitur të njëjtat blerësve pa u treguar se atyre u kanë zbritur ato.
“Sektori Rajonal i Hetimeve, përkatësisht Njësia e Auto Krimeve, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar disa informacione inteligjente, rreth manipulimit apo ndërhyrjes në kilometrave të kaluara të disa automjeteve, në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka nisur të hetojë një nga një, të gjitha rastet e dyshimta të automjeteve. Pas intervistimit të disa personave, policia ka arritur të sigurojë prova materiale dhe deklarative dhe ka iniciuar 9 raste, Kallëzim Penal për veprën penale ‘’Mashtrim, shmangie doganore dhe falsifikim i dokumentit’’”, thuhet në njoftim.