Manchester City ka kompletuar transferimin e parë të verës dhe ai është Kabore nga Mechelen
Mbrojtësi 19 vjeçar nga Burkina Faso do të mbetet në klubin e tij edhe për një vit si i huazuar.
Tinejxheri që luan për Mechele, Issa Kabore, është transferimi i parë i skuadrës së Premier Ligë që është zyrtarizuar sot.
“Citizens” pritet të jenë aktiv në tregun e transferëve këtë verë për ta rikthyer titullin në Manchester, pasi që Liverpool është kampion sivjet.
Largimi i veteranit, David Silva ka lënë hapësirë në mesfushën e skuadrës së Pep Guardiolas, kështu që transferi i një mesfushori ofansivë mbetet prioritet, pa harruar këtu edhe mbrojtjen.
“Manchester City ka kompletuar transferimin e Issa Kabore nga Mechelen”, është shkruar në faqen zyrtare të Manchester City të mërkurën.