Manny Pacquiao mbron titullin WBA, kërkon rimeç me Mayweatherin

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Manny Pacquiao ka mbrojtur titullin WBA duke e mposhtur në Las Vegas boksierin Adrian Broner.

Filipinasi 40 vjeçar, në meçin e tij të 70-të e dominoi kundërshtarin e tij 11 vjet më të ri, shkruan BBC.

Pacquiao fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, të cilët vendosën në favor të tij me këto pikë: 117-111, 116-112, 116-112.

Pas kësaj Pacquiao tha se është i hapur për një rimeç me amerikanin e pamposhtur, Floyd Mayweather nga i cili u mposht më 2015.

“Thoni të kthehet në ring dhe do të luftojmë. Jam i gatshëm të përballem me Floyd Mayweather nëse ai ka vullnet të kthehet në ring”, u shpreh Pacquiao.

Të ngjashme