Manovronte me armë, plagos një person në këmbë-Arrestohet i dyshuari në Pejë

Prishtinë | 15 Dhj 2025 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Derisa po manovronte me armë, një i dyshuar në Pejë ka plagosur në këmbë një person i cili mori më pas edhe trajtim mjekësor.

Policia njofton se nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë.

“Rr. Bill Klinton, Pejë 14.12.2025-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka manovruar me armë ka plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe pas  trajtimit mjekësor është liruar. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme