Manxhuka për opozitën: E konfirmuan se janë të kënaqur me Kurtin si kryeministër

Prishtinë | 29 Maj 2024 | 15:16 | Nga Ekonomia Online


Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se mosshkuarja në zgjedhje të parakohshme e konfirmon se opozita është kënaqur me Albin Kurti si kryeministër.

Sipas tij, 1000 ditë qeverisje nga Kurti ia kanë ndryshuar mendjen opozitës për zgjedhje, të cilët kërkuan zgjedhje që në 100 ditshin e parë të Qeverisë Kurti.

“Qysh prej 100 ditshit të parë të Qeverisë kishin kërkuar e paralajmëruar zgjedhje. Thanë nuk janë të kënaqur me qeverisjen dhe se ishin edhe ata të dëshpëruar me neve. Por, siç duket, 1000 ditët që pasuan në qeverisje ia ndryshuan mendje opozitës. Ata sot e konfirmuan që janë të kënaqur me Albin Kurtin kryeministër. Puna vazhdon, puna e mbarë Albin Kurti”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Të ngjashme