Sulmuesi kroat Mario Manxhukiq ka shkëputur kontratën me klubin nga Katari, Al-Duhail.
Manxhukiq 34-vjeçar ka njoftuar këtë në Twitter. Manxhukiq i ishte bashkuar klubit nga Katari vetëm shtatë muaj më parë. Ai ishte transferuar në janar nga Juventusi.
“Unë kam arritur marrëveshje me menaxhmentin e Al-Duhailit që ta shkëpusë kontratën time. E vlerësoj besimin dhe mikpritjen që e kam pasur në Katar dhe i uroj klubit gjitha të mirat”, ka shkruar Manxhukiq.
Manxhukiq po kërkohet nga klubet italiane Benevento dhe Milan.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.5 korrik 2020, 16:37