Zëvendësministri në largim i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit, “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës”.
Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Zëvendësministrit Gecaj dhe kryetarit Jenuzi, u realizua në kuadër të mbështetjes të MAPL-së, për financimin e projekteve kapitale në Komunat e Kosovës.