MAPL-ja financon një projekt në Suharekë në vlerë prej 274 mijë euro

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Suharekës dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëfinancimin e një projekti në vlerë prej 274,174  euro.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili përmes një statusi në rrjetin social, ka thënë se këto mjete ndahen për projektin “Ndërtimi i shtegut të ecjes në Suharekë dhe 10 parqeve në fshatrat e Komunës së Suharekës”.

Statusi i plotë i tij:

Sapo nënshkruam marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministren e MAPL-së Emilija Rexhepi, për shumën 274,174.10 euro, të cilat ndahen për projektin “Ndërtimi i shtegut të ecjes në Suharekë dhe 10 parqeve në fshatrat e Komunës së Suharekës”.

Shtegu do të jetë 2.3 km i gjatë dhe do tu shërbej qytetarëve.

Ky projekt mbështetet nga skema e grantit për performancë komunale, të cilën e mbështet DEMOS dhe Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Angazhimi ynë është serioz në ndërtimin e vendit në të ardhmen.

Bali Muharremaj

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/527332007952713?__xts__[0]=68.ARDNGgQRln1QWn9AFtTmGRoSJCzH86OxoREH81E1_sWO4uDvR5LklTqGuNQC4sIzI7XimkTdlecD5KKRvQtVyqTJofMDk3D0CLDn7Bud6q8t-k3kjeazr0K6S6-_BxBBhidB_lsMKYRXcObmJrnkVEvyAUZTXKAue8PLxkZfJR43alPRyO44A0wY43Ecrc0tBcvrhFVEc9hPup5u_r7_H01_2JAiSrKfcBXi7Ca0vAxSM8g9zs2BUft87RqDNoNyBDR_PvkHeLn5CVYkKhEEEIzy6G-1F6_eU4Q2fLSW4R9vuaj5CYYdlR2wbILhH4ih-fR5wUvgHL7zyxP7Iu_JCj-h&__tn__=H-R

Të ngjashme