MAPL-ja konfirmon ligjshmërinë e zgjedhjes së nënkryetares për komunitete në Prizren

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për zgjedhjen e nënkryetares për komunitete ka marrë miratimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Kjo ministri përmes një shkrese zyrtare ka njoftuar drejtuesit e Komunës së Prizrenit se ky akt është në përputhje me legjislacionin në fuqi.

MAPL-i fillimisht ka sqaruar se ka pranuar për shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë vendimin për zgjedhjen e nënkryetares për komunitete të Komunës së Prizrenit, të miratuar me datën 27 dhjetor 2018, e i cili është parashtruar për shqyrtim në këtë ministri me datën 4 janar 2019, shkruan sot Koha Ditore.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës si më sipër, vlerëson se akti i komunës është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi dhe si i tillë mund të prodhojë efekte juridike”, thuhet në shkresën zyrtare të nivelit qendror, dërguar në adresë të kryetarit Mytaher Haskuka dhe kryesuesit të KK-së, Artan Abrashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme