Maqedonasit ende e mbajnë kufirin të mbyllur në Han të Elezit

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Qeveria në detyrë ka mbajtur dje (31 maj, 2020) një mbledhje ku kanë marrë vendime për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave për parandalimin e Covid-19.

Një ndër vendimet e shumta që janë ndërmarrë dje ka qenë edhe hapja e kufijve tokësorë.

Pika kufitare me Maqedoninë e Veriut, ende nuk është hapur nga ana e maqedonasve për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme e cila pritet të zgjatë deri më 14 qershor.

“Pala maqedonase nuk i ka hapur kufijtë – atje ka gjendje të jashtëzakonshme deri më 14 qershor”.

“Ne kontaktuam me policët këtu të cilët thënë se ata që dëshirojnë të shkojnë në Maqedoninë e Veriut nuk mund ta bëjnë atë pa pasur leje të veçantë”.

Të ngjashme