Maqedonci dhe Jashari po qëndrojnë në vizitë zyrtare në SHBA

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, raporton Ekonomia Online.

Gjatë kësaj vizite, sipas njoftimit të ministrisë, Maqedonci do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e SHBA-së dhe në institucione të tjera.

“Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme