Maqedonci dhe shefi i EULEX-it, flasin për situatën e sigurisë në vend

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Bëhet e ditur se temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në veri të vendit.

“Sigurisht se sulmi terrorist i 24 shtatorit ka ngjallur shqetësim tek të gjithë, mirëpo është menaxhuar në mënyrën jashtëzakonisht profesionale nga ana e Policisë së Kosovës dhe për këtë ishim që të dy dakord”, tha Maqedonci.

Derisa e falënderoi shefin e EULEX-it për mbështetjen ofruar Policisë së Kosovës gjatë kësaj kohe, përmes prezencës së EULEX-it në veri.

“Ai theksoi se në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in është duke u monitoruar situata me kujdes të shtuar, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Në fund të takimit, ministri Maqedonci dhe shefi i EULEX-it u dakorduan që garantimi i sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës është interes i përbashkët i të dy palëve”, thuhet tutje./teve1.info./

Të ngjashme