Maqedonci: FSK po zhvillohet me standarde të NATO-s

Prishtinë | 29 Kor 2024 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nëpërmjet një postimi në rrjetin social në facebook ka bërë një përmbledhje të zhvillimit të ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në dimensione të ndryshme.

Sipas Maqedoncit, 104 kadetë janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit, si në ShBA, Turqi, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Kroaci dhe Shqipëri.

“Gjashtëdhjetë e gjashtë ushtarakë janë duke ndjekur edukim profesional ushtarak dhe trajnime specialistike në programe të rëndësishme në akademi, shkolla dhe qendra trajnuese për ndërtimin e lidershipit ushtarak. Një pjesëtar është duke studiuar në Kolegjin e Luftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (US Army War College), ndërsa gjashtëdhjetë e pesë të tjerë po ndjekin kurse bazike dhe të avancuara të zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale specialistike të mbështetjes luftarake të FSK-së”, ka shkruar Maqedonci.

Maqedonci tutje ka thënë se FSK po zhvillohet me standarde të NATO-s, makimalisht të ndërveprueshme për operacione të përbashkëta me forcat e vendeve partnere dhe aleate të NATO-s.

Të ngjashme