Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Komanda e Forcave Tokësore, ka përfunduar me sukses dy ushtrime fushore, ushtrimin fushor “LFX” dhe ‘’Fortuna 4”.
Ministri, në një postim në Facebook, ka sqaruar se ky ushtrim ka për qëllim trajnimin e skuadrave në nivel T2-T3, për të zhvilluar performancën taktike në nivel togu dhe kompanie
“Komanda e Forcave Tokësore (KFT), në kuadër të planit dhe parapërgatitjeve për validim të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë ka përfunduar me sukses dy ushtrime fushore, ushtrimin fushor “LFX” dhe ‘’Fortuna 4”, me qëllim trajnimin e skuadrave në nivel T2-T3, për të zhvilluar performancën taktike në nivel togu dhe kompanie”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.