Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në konferencën e parë me gazetar është pyetur për përjashtimit e Kosovës nga “Defender Europe 2023”, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, në momentin kur Kosova është përjashtuar nga kjo e fundit aktivitete kanë përfunduar dhe se FSK-ja nuk është penalizuar më aspektin operacional.
Sipas tij, Kosova do të marr pjesë në konferencat planifikuese gjatë kësaj vjeshte për Defender Europe 2025.
“Rreth çështjes së Defender Europe 2023, është për tu theksuar fakti që Defender Europë si aktivitet nuk është anuluar, është anuluar pjesa përfundimtare e këtij ushtrimi që ka qenë dita e hapur për media dhe vizitor për të përcjellur aktivitetin”.
“Në aspektin operacional aktivitetet kanë përfunduar të gjitha deri në atë kohë, pra nuk jemi penalizuar më aspektin operacional është më shumë një reagim pra ndaj situatës, i cili më të vërtetë nuk është që ka lënduar aspektin operacional të Forcës të Sigurisë së Kosovës”.
“Ne do të marrim pjesë në konferencat planifikuese gjatë kësaj vjeshte për Defender Europe 2025, që gjithashtu realizohet në pjesën juglindore të Evropës dhe jam i bindur që do të vazhdojmë me të njëjtën ritëm të bashkëpunimit më ShBA-ve sa i përket ushtrimeve e trajnimeve, ne vazhdojmë të kemi bashkëpunim, vazhdojmë të kemi takime të përbashkëta gjithë sektorët e gjithë nivelet janë duke vazhduar që të ruajnë bashkëpunimin dhe të avancojnë atë në faza më të avancuara”, tha ai.
LEXONI EDHE: