Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë homazhe në 23-vjetorin rënies së heroit të kombit, Tahir Sinani.
“Në periudhat më të rëndësishme të historisë së popullit tonë emri i heroit Tahir Sinani ndriçon si një simbol i përkushtimit, atdhedashurisë, guximit, dhe sakrificës për atdhe”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Maqedonci pas homazheve ka vizituar familjen e heroit Sinani, ku sipas postimit thuhet se me ta ka ndarë kujtime nga organizimi dhe zhvillimi i luftës çlirimtare.