Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, para deputetëve në seancë tha se çështja e ushqimit të ushtarëve të FSK-së është banalizuar shumë, raporton Ekonomia Online.
“Është çështje që është banalizuar shumë. Asnjë herë nuk kemi pasur ushtar që ka mbetur pa bukë. Në asnjë moment e asnjë rast nuk ka pasur që ushtarët e Kosovës kanë mbetur pa ushqim, në asnjë rast nuk kanë pasur ushqim që nuk ka qenë në përputhje me standarde. Ka pasur vështirësi në ditët e para që kemi ndryshuar kompaninë, kjo ka ndodhur për arsyen që kemi ndërpre fenomenin që për vite të tëra është bërë kontrata emergjente, për 9 vite që ka dëmtuar buxhetin e shtetit, dhe nuk ka siguruar ushqim për FSK”, tha Maqedonci.
Ai tha se sulmi i 29 nëntorit dëshmoj për rendim që FSK-ja të ketë vetë qëndrueshmërinë me ushqim. “Koncepti i Vete qëndrueshmërisë me ushqim përveç që ka një kosto shumë më të ulët të shpenzimeve në krahasim me buxhetin e planifikuar, jep mundësinë që të shërbehen me ushqim edhe me kualitativ”,tha ministri Maqedonci.