Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe në Facebook ka shpërndarë fotografi nga trajnimi online i personelit mjekësor për ballafaqim me Covid-19 .
Ai thekson se për tre javë 2,300 punonjës të shëndetit në vendin tonë kanë ndjekur trajnimet “COVID-19 Response Training ” të organizuar nga Project HOPE dhe Brown University.
Në vetëm tre javë, rreth 2,300 infermierë dhe mjekë ishin pjesë e trajnimit interaktiv përmes internetit “COVID-19 Response Training “.
Trajnimi u zhvilluan nga Project HOPE së bashku me Brown University në SHBA dhe bazohet në rekomandimet e OBSH-së për trajtimin dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe mbrojtjen e personelit mjekësor.
Programi zbatohet në shumë vende të botës me qëllim të miratimit të masave unike mbrojtëse për personelin mjekësor, sigurimin e kujdesit adekuat, parandalimin e përhapjes së infeksionit.