Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 5 mijë e 165 teste të kryera 813 persona kanë rezultuar pozitivë me CovidD-19.
Prej tyre numri më i lartë është në Shkup, gjithsejtë 549.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë gjithashtu për 998 pacientë të shëruar, ndërsa janë regjistruar edhe 10 pacientë të cilët e kanë humbur betejën me Covid-19.