Maqedoni e Veriut: 12 të vdekur dhe 1 mijë e 172 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 12 njerëz si pasojë e COVID-19 si dhe janë regjistruar 1 mijë e 172 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 553 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, 250 mijë e 876 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, janë shëruar 223 mijë e 606 pacientë, kanë vdekur 8 mijë e 166 njerëz si dhe vazhdojnë të mbesin edhe 19 mijë e 104 raste aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme