Maqedoni e Veriut, 126 të shëruar, 19 raste të reja me Covid-19 dhe dy viktima në 24 orë

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 126 pacientë që janë shëruar plotësisht nga Covid-19:

Shkup 22, Shtip- një, Strugë – 19, Ohër – një, Veles – gjashtë, Gjevgjeli – tre, Kavadar – një, Kriva Palanka -një dhe Kumanovë -72, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarëve në plot 500.

Dy persona kanë ndërruar jetën në spitalin “8 Shtatori”, një pacient 49-vjeçar nga Likova (Kumanova), i shtruar më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje dhe gjatë gjithë kohës ka qenë në respirator, dhe një pacient tjetër 73-vjeçar nga Shkupi i shtruar më 19 prill në gjendje të rëndë, njofton Alsat-M.

Në 24 orët e kaluara janë bërë 335 teste dhe 19 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, të shpërndarë sipas qyteteve:

Shkup-tre, Kumanovë-tetë, Prilep-dy, Strugë-dy, Veles-dy, Gostivar-një, Vinicë-një .

Të ngjashme