Maqedoni e Veriut: 18 të vdekur dhe 118 raste pozitive me COVID-19

Prishtinë | 29 Nën 2021 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 18 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 118 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 396 pacientë, transmeton Klankosova.tv.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 215 mijë e 125 raste pozitive, janë shëruar 199 mijë e 460 pacientë, kanë vdekur 7 mijë e 569 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin 8 mijë e 96 raste aktive.

Të ngjashme