Maqedoni e Veriut: 39 raste te reja e 12 të shëruar nga COVID-19

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 39 raste të reja ndërsa janë shëruar 12 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje, transmeton Klankosova.tv.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni të Veriut që nga fillimi i epidemisë është 156 mijë e 124, numri i pacientëve të rikuperuar është 150 mijë e 307, numri i të vdekurve është 5 mijë e 491 ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 326 raste aktive.

Të ngjashme