Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka njoftuar se nga dita e nesërme në mbarë territorin e vendit do të kufizohet lëvizja e qytetarëve, me qëllim për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).
Spasovski edhe në rrjetet sociale ka shkruar se duke filluar nga nesër lëvizja e lirë e qytetarëve apo “ora policore” do të zbatohet nga ora 21:00 deri në orën 06:00.
Kujtojmë së autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut sot njoftuan nëntë raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i të prekurve nga ky virus në vend u rrit në 85.
Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë botën, ndërsa raportet e rasteve të konfirmuara, bazuar në të gjithat nga Universiteti John Hopkins në Maryland, kanë arritur në 275 mijë.
Me mbi 297 mijë raste të konfirmuara në mbarë globin, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në 12.800, ndërkohë mbi 91.500 të prekur nga ky virus janë shëruar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila etiketoi shpërthimin një pandemi, fillimisht epiqendër e shpalli Kinën, por aktualisht epiqendër e koronavirusit është shpallur Evropa.