Numri i turistëve në Maqedoni në periudhën janar – mars të vitit 2018 është rritur për 17,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, ndërsa i bujtjeve për 17,7 për qind, tregon statistika.
Rritje e numrit të turistëve për 25,1 për qind është evidentuar edhe në mars të këtij vitit në krahasim me periudhën e njëjtë nga vitit i kaluar, si dhe i bujtjeve për 18,7 për qind.
Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, numri i turistëve në mars të vitit 2018 arrin 53,836, ndërsa numri i bujtjeve 108.638. Numri i turistëve vendor në mars të vitit 2018 në krahasim me marsin e vitit 2017 është rritur për 18,5 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj për 28,4, ndërkaq numri i bujtjeve të turistëve vendor është rritur për 3,6 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj për 28,5 për qind.
Në periudhën janar – mars te turistët vendor ka rritje për 10,1 për qind, ndërsa te të huajt për 21,5 për qind. Te bujtjet, megjithatë, rritja është 12,5 për qind e turistëve vendor dhe 21,4 për qind e turistëve të huajt.