Pesë pacientë kanë ndërruar jetë dhe 35 raste të reja janë regjistruar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Katër të vdekurit janë nga Shkupi dhe njëri nga Struga. Ndërsa, të infektuar 22 janë nga Shkupi, gjashtë nga Tetova, katër nga Kumanova dhe nga një prej Gostivari, Struga dhe Shtipi.
Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se sot u shëruan 19 pacientë./Alsat