Numri i të punësuarve në sektorin publik gjatë vitit 2018 është rritur për mbi 4000, në krahasim me vitin 2017. Sipas Ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, në këtë shifër përfshihen punësimet e bëra në arsim, shëndetësi dhe mjekësi, pasi që kishte mungesë të theksuar kuadri. Ndërsa, sa u takon ministrive në 7 prej tyre ekipi është zvogëluar.
“2156 persona, nga numri I përgjithshëm i kësaj shifre, janë të shpërndarë në institucionet për punë dhe politikë sociale dhe arsim. Duke pasur parasysh edhe mungesën e stafit mjekësor, por edhe pas largimit të tyre masiv nga vendi, kemi punësuar në kohë të caktuar dhe të pacaktuar të angazhojmë 548 mjek, 127 mjek specialit, 891 infermiere, 39 farmacistë, 76 akusheri, 196 laborant, dhe 76 fizioterapistë”, deklaroi Damjan Mançevski, Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë.
Numri i të punësuarve në sektorin publik deri më 31 dhjetor të vitit 2018 është 132 068. Duke llogaritur edhe të punësuarit në shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit dhe përmes agjencive për punësim të përkohshëm ky numër arrin në 143 184. Të punësuarit janë të shpërndarë në gjithsej 1314 institucione. Ndërsa në organet shtetërore ka të punësuar 16 594. Sipas raportit vjetor që u prezantua sot nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, rezulton se në administratën publike numri i femrave të punësuara është më i lartë se numri i meshkujve. Ndërsa në baza etnike nuk ka ndryshim krahasuar me vitin 2017./alsat m/.