Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.733 testime të bëra, 159 kanë rezultuar me coronavirus.
Prej rasteve të reja 32 janë në Shkup, 25 në Kumanovë, 1 në Dibër, Shtip 8, Prilep 7, Tetovë 9, Strugë 15, Veles 2, Manastir 1, Ohër 4, Kavadar 5, Gostivar 22, Gjevgjeli 5, Strumicë dhe Radovish nga 1, Koçani 2, Pehçevë 1, Berovë 9, Vinicë 2, Dellçevë 4 dhe Kërçovë 3, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga MSH bëjnë të ditur se kanë humbur jetën gjashtë pacientë. Katër prej tyre janë nga Shkupi, një pacient nga Gostivari dhe një nga Shtipi.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoni që nga fillimi epidemisë është 13.458, numri i të shëruarve 10.052, numri i të vdekurve 563, ndërsa momentalisht në 2.843 janë raste aktive.