Maqedonia, cak i kërcënimeve hibride

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 08:34 | Nga

Gjatë ndërrimit të pushtetit në vitin 2017, Maqedonia ka qenë cak i kërcënimeve hibride në disa momente kyçe.
Kështu thuhet në raportin e parë publik të Agjencisë së Inteligjencës së Maqedonisë.

RAPORTI I AGJENCISË SË INTELIGJENCËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2017

“Në vitin 2017, Maqedonia ishte cak i kërcënimeve hibride, në disa momente kyçe, posaçërisht gjatë ndryshimit të pushtetit dhe ndryshimit të marrëdhënieve fqinjësore. Prioritetet e kundërzbulimit ishin të fokusuara drejt detektimit dhe zbulimin e ndikimit destruktiv të fuqive të jashtme, të cilat përmes instalimeve mediatike-politike në Maqedoni dhe në rajon, kanë tentuar të ndikojnë mbi perceptimet e qytetarëve me projektim kundër NATO-s dhe BE-së”.

Në raportin e Agjencisë së Inteligjencës, ndër të tjera thuhet se, vitin e kaluar janë fokusuar edhe në identifikimin e formave të krimit të organizuar e të lidhur në më shumë kontinente dhe rajone, tregtinë jolegale me lëndët narkotike, duhanin, armë, municione e të tjera.

RAPORTI I AGJENCISË SË INTELIGJENCËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2017

“U ndërmorën aktivitete operative-zbuluese për ndjekjen e grupeve dhe infividëve prej ku pritej ose ishte përfaqësuar veprimtaria kriminele në sferën e krimit të organizuar trans-nacional. Numri më i madh i informatave u këmbyen me MPB-në dhe me Komitetin drejtues si dhe me më shumë shërbime intelegjente partnere”.

Raporti i Agjencisë për Intelegjencë në mars të këtij viti u prezantua para komisionit kuvendor për mbikëqyrje dhe për herë të parë është edhe në uebfaqen e Agjencisë. Nga Agjencia e Inteligjencës shkruajnë se për herë të parë që nga themelimi i saj e kanë prezantuar raportin, duke shtuar se me këtë synojnë rritjen e transparencës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme