Maqedonia dënon me 746 vjet të akuzuarit e Kumanovës, 7 me burg të përjetshëm

Shkup | 02 Nën 2017 | 14:46 | Nga

Gjykata Penale e Shkupit i ka dënuar me burgim të përjetshëm 7 pjesëtarë të Grupit të Kumanovës, 33 të tjerëve iu shqiptuan gjithsej 746 vjet burg. Ndërsa vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.

Të akuzuarit, gjatë shpalljes së vendimit, kanë interpretuar himnin kombëtar shqiptar dhe këngën “Besa-Besë”. Me këtë rast, ata janë përjashtuar nga gjykatësja maqedonase.

Familjarët e të dënuarve thanë për mediet se ky vendim i Gjykatës Penale të Shkupit është padrejtësi e madhe. Ata theksuan se ky vendim e vendos fatin e Maqedonisë.

Me burgime të përjetshme janë dënuar:
Andi Krasniqi
Demë Shehu
Fadil Fejzullahu
Nasuf Zeqiri
Valdet Zekaj
Bekë Bajra
Fejzulla Rushitovski

Dënime me burgim nga 12 deri në 20 vjet:
Qenan Hiseini 20 vjet
Irfan Lutfiu 14 vjet
Fadil Elshani 20 vjet
Esat Kafegjolli 40 vjet
Adrian Bujari 40 vjet
Shefqet Hallaqi 40 vjet
Lirim Demiri 20 vjet
Hajrush Abdija 20 vjet
Betim Kabashi 40 vjet
Genti Sefaj 40 vjet
Lendrit Rustemaj 20 vjet
Enver Hoxha-Klajn 40
Rufki Dogani 40 vjet
Mirsad Qerimi 20 vjet
Bajram Elshani 40 vjet
Nexhmedin Lika 40 vjet
Lirim Krasniqi 40 vjet
Sevdail Miftari 40 vjet
Fatmir Recica 40 vjet
Arsim Bajrami 13 vjet
Musa Pajaziti 12 vjet
Ragmi Latifi 18 vjet
Seadudin Abdullahu 14 vjet
Elham Arifi 13 vjet
Ebib Alimi 12 vjet

Të liruar janë Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme