Maqedonia e V. pranon 24.000 doza të AstraZenecas

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Maqedonia e Veriut të dielën pranoi 24.00 doza të vaksinave AstraZeneca, që paraqet dërgesën e parë më të madhe të vaksinave kundër COVID-19. Vaksinat janë pjesë e programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që synon të sigurojë shpërndarje të drejtë të vaksinave në të gjithë botën.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se imunizimi me këtë doza të vaksinave do të fillojë të mërkurën, që njëherësh shënon edhe zgjerimin e fushatës së vaksinimit në Maqedoni të Veriut, pasi që deri më tani kryesisht janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë.

“Me këtë dërgesë, do të imunizohen të sëmurët kronikë dhe personat mbi 75 vjeç. Vaksinimi do të kryhet në qendrat shëndetësore. Në muajin prill pritet të arrijë dhe pjesa tjerë prej 76.000 dozave të vaksinave AstraZeneca”, ka deklaruar ministri Filipçe, i cili doli në aeroportin e Shkupit për të pritur mbërritjen e kontingjentit të vaksinave.

Për shkak të mungesës së vaksinave, mijëra qytetarë të shtunën dhe të dielën u janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve serbe për t’u vaksinuar falas, pasi më parë ishin regjistruar në sistemin elektronik serb për imunizim.

Të ngjashme