Maqedonia e Veriut ka lëvizur edhe nje hap në drejtim të thellimit të krizës dhe paqartësisë për të ardhmen e saj. Per shkak te mungesës se vullnetit të kolacionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe VLEN për të plotësuar kriterin e kërkuar nga Sofja zyrtare për ndryshime kushtetuese, rruga e saj u nda me atë të Shqipërisë, sa i perket agjendes se integrimeve evropiane.
Sado qe nuk i ishte i duhur ky kriter, megjithatë duke i mbajtur se bashku keto shtete ishte menduar qe ato ne pako te rrugetonin ne proceset inegruese.
Mjerisht, per shkak te manipulimit te VMRO-DPMNE ky proces ka filluar te përceptohet si kercenim identitar per maqedonasit etnik. Asgje e jashtëzakonshme per popuj te vegjel me paranoja te medha. E kam thene edhe ne te kaluaren se ky shtet ka te ardhme te erret nese divorcohet nga orientimi euro-atlantik. Sepse shqiptaret nuk do te pajtohen per ta shndërruar ate shtet ne poligon te interesave serbe dhe ruse. Me kete sjelleje duke filluar qe nga tani Maqedonia e Veriut e ka hedhur nje hap larg se pares dhe me afer se dytes.
Të frustruar nga ngjarjet e vitit 2001 tashmë VMRO-DMPNE, është vënë në kerkim të nje patroni të ri nga nostalgjia per supermacinë e humbur mbi shqiptarët. Por ky eksperiment është i destinuar të dështojë.