Votuesi në Maqedoni të Veriut do të kthehen në vendvotime përsëri këtë të diel për të vendosur se kush do të jetë presidenti i tyre i ardhshëm.
Kandidati properëndimor, Stevo Pendarovski dhe rivalja e tij Gordana Soljanovksa-Davkova, janë dy pretendendët që kanë dalë pas rrethit të parë, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova.
Të dy kandidatët ishin afër: Pendarovski mori 42.8 përqind, sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, derisa Siljanovska-Davkova u rendit e dyta me 42.2 përqind.
Në raundin e parë, Marrëveshja e Prespës me Greqinë – akord i arritur nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë që u bë Maqedonia e Veriut – ka qenë pika kryesore. Ndryshimi i emrit ka nxitur aspiratat evropiane, derisa ka nacionalistë që thonë se vendi është robëruar nga dinjiteti i vet.
Pendarovski është kandidat i koalicionit qeverisës, SDSM dhe ish këshilltar për siguri kombëtare në kabinetin e presidentit. Sllogan i kampanjës së tij ka qenë “Bashkë përpara” me çka ka synuar të mobilizojë mbështetjen nga të gjitha grupet etnike në Maqedoni të Veriut.
Ai poashtu është mbështetës i Marrëveshjes së Prespës, e cila hapi rrugë për anëtarësim në BE dhe në NATO.
Mesazhi i tij proevropian është kundërshtuar nga Davkova, kandidatja nga krahu u djathtë VMRO-DPMNE. Profesoresha universitare është duke luajtur me një turmë maqedonasish të cilët janë kundër Marrëveshjes së Prespës, ku për slogan e ka pa “Drejtësi për Maqedoninë”. Ajo ka bërë thirrje që marrëveshja të ndryshohet duke e quajtur atë “degraduese”.
“Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore nuk janë ndërtuar duke harruar dinjitetin”, ka thënë ajo për Euronews.
Pozita e presidentit në Maqedoni është kryesisht ceremoniale. Ai apo ajo vepron se komandant suprem i forcave të armatosura dhe shpërndanë legjislaturën parlamentare.