Maqedonia e Veriut – Kosova anulohet ose luhet pa publikë

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

“Në këtë moment asgjë nuk përjashtoj. Shpresoj se nuk do të vjen deri te ajo do të vjen, por patjetër duhet të jemi të vetëdijshëm se shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Tani virusi po shpërndahet, shpresoj se deri atëherë do të zbehet, por nëse jo, atëherë patjetër e kemi të merremi me të gjitha pasojat që i sjell kjo situatë. Sinqerisht mua ndeshjet pa publik nuk më pëlqejnë, kjo nuk është zgjidhje”, pohon Xhani Infantino.

Bujar KURTAJ

Shkup, 2 mars – Pas Juventus – Inter, ngjarjeve sportive në vendin tonë dhe së fundmi të gjitha ngjarjeve sportive në Zvicër, ekziston mundësia reale, të paktën siç paralajmërojnë nga FIFA, se ndeshjet ndërkombëtare, para se gjithash ato të balotazhit për plasman në kampionatin Evropian 2020, të anulohen, ose të njëjtat të luhen pa publik, për shkak të frikës nga përhapja e Coronavirusit. Kjo donë të thotë se ndeshja, e cila ka zgjuar interesim të madh, Maqedonia e Veriut – Kosova, të anulohet ose e njëjta të luhet pa publik. Cekim, kjo ndeshje është e paraparë të luhet më 26 mars në Shkup në arenën “Todor Proeski”.

“Në këtë moment asgjë nuk përjashtoj. Shpresoj se nuk do të vjen deri te ajo do të vjen, por patjetër duhet të jemi të vetëdijshëm se shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Tani virusi po shpërndahet, shpresoj se deri atëherë do të zbehet, por nëse jo, atëherë patjetër e kemi të merremi me të gjitha pasojat që i sjell kjo situatë. Sinqerisht mua ndeshjet pa publik nuk më pëlqejnë, kjo nuk është zgjidhje”, tha njeriu i parë i shtëpisë së futbollit botëror FIFA, Xhani Infantino.

Ndërkohë, gazeta KOHA ka kontaktuar edhe me Federatën Futbollistike të Maqedonisë së Veriut. Ata thonë se deri në këtë moment nuk kanë pranuar asnjë kërkesë nga FIFA për të anuluar apo vendosur që kjo ndeshje të luhet pa publik. “Ne si federatë jemi në kontakte të vazhdueshme me gjitha institucionet relevante qoftë vendore apo ndërkombëtare dhe sigurisht se do të vepronim në pajtueshmëri me rekomandimet eventuale që kanë interes shoqëror. Deri këtë moment nuk ka diçka të tillë dhe ne vazhdojmë të punojmë me intensitet të shtuar për organizim sa më të mirë të ndeshjes së 26 marsit. Nëse ndërkohë vjen ndonjë rekomandim për ndryshim, sigurisht se opinioni do të njoftohet në kohë reale”, deklaroi për gazetën KOHA, zëdhënësi i Federatës Futbollistike të Maqedonisë së Veriut, Faton Zylbehari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme