Duket se ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova, përsëri do të ketë një datë të re, pasi që pritet të shtyhet përsëri.
Data e parë ishte 26 marsi dhe më pas 4 qershor, por sot, sipas informacioneve nga Nyoni, UEFA pritet të sjellë një vendim tjetër, që ndeshja të luhet në vjeshtë.
Përmenden muajt shtator dhe tetor. Kujtojmë që sot UEFA po zhvillon një takim me video lidhje me të gjithë sekretarët e përgjithshëm të 55 vendeve të tyre anëtare.
Tema kryesore do rë jetë gjendja aktuale në futbollin evropian, për atë se kur dhe nëse do të vazhdojnë kampionatet kombëtare, pastaj nëse dhe kur do të luhen ndeshjet nga Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës dhe natyrisht kur të vendosen data për ndeshjet e play-offit për Kampionatin Evropian, cili në vend së të zhvillohet këtë vit, u vendos të shtyhej për vitin 2021.