Maqedonia e Veriut nis vaksinimin në terren

Cervical Cancer Vaccine
Prishtinë | 12 Kor 2021 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Maqedonia e Veriut nga sot do të nis vaksinimi në terren kundër Covid-19.

Në fshatra dhe lagje të vendit, qytetarët vetëm me një dokument të vlefshëm dhe pa termin do të mund të vaksinohen në pikat më të afërta, raporton Alsat.

“Procesi i vaksinimit në terren është organizuar. Shtëpitë e shëndetit nga çdo qytet, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, bashkësitë lokale me ndihmën e mediave lokale, pllakateve, i informojnë qytetarët për ditën dhe orën, në cilin fshat, lagje, vendbanimi rural do të kryhet vaksinimi. Çdo qytetar që dëshiron të vaksinohet, me vete duhet të ketë dokument të vlefshëm për identifikim. Ministria e Shëndetësisë i fton qytetarët që të vaksinohen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut.

Vaksinimi sipas MSH-së do të bëhet në :Dellçevë, Gostivar, Resnjë, Shtip, Prilep, Sveti Nikollë, Kratovë, Vinicë, Demir Hisar, Strugë, Rostushë, Dibër, Strumicë, Bosilovë, Negotinë, Radovish, Probishtip, Vallandovë, Koçan, Kërçovë, Kavadar, Manastir, Vevçan, Ohër, Makedonski Brod, Veles, Kriva Pallankë, Kumanovë dhe Shkup (Bukoviq, Bojanë, Llaskarcë dhe Çajlanë).

Të ngjashme