Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vendosur të pezullojë për kohë të pacaktuar kampionatin në futboll në tri rangjet e para, si dhe kampionatin në futboll të femrave dhe në futsall.
Vendimi është marrë pas rekomandimeve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Fillimisht ishte paraparë të luheshin ndeshjet pa shikues.
Maqedonia e Veriut po ashtu ka kërkuar nga UEFA që ndeshjen e plejofit për Euro 2020 të 26 marsit, e paraparë të luhet në Shkup, ta shtyjë në një datë tjetër. Ende është në pritje vendimi i UEFA-s, ndonëse pritet që të aprovohet shtyrja e ndeshjes.
Kjo ndeshje momentalisht është caktuar të luhet pa shikues.