Maqedonia Veriore mblodhi mbi 42 milionë € nga taksa rrugore

Prishtinë | 12 Jan 2020 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore, vitin e kaluar, arriti të mbledhë shumë rekord nga shoferët si kompensim për përdorimin e autostradave në Maqedoni. Për taksa rrugore, në vitin 2019, janë arkëtuar më shumë se 42.1 milionë euro, ose rreth 4 % më shumë se një vit më parë. Pikat për arkëtim të taksës rrugore në tremujorin e fundit të vitit 2019 ka realizuar të ardhura mbi 10.1 milionë euro, ndërsa më së shumti fonde janë mbledhur gjatë verës, mbi 13.7 milionë euro.

Nga kjo kompani publike, për “Meta.mk”, theksojnë se të ardhurat në vitin 2019 janë rritur kryesisht për shkak të rritjes së numrit të automjeteve, si dhe faktit që në gusht të vitit të kaluar u lëshua në përdorim pika për arkëtim të taksës rrugore në Gjevgjeli, në autostradën e Korridorit 10.

Të dhënat për të ardhurat e grumbulluara për dekadën e kaluar tregojnë se të hyrat janë rritur për gati 2.5 herë në vitin 2019 në krahasim me 2010. Vetëm për krahasim, një dekadë më parë, gjatë gjithë vitit, nga tarifat rrugore kanë qenë të grumbulluara vetëm 17.6 milionë euro.

Programi vjetor i punës së NP për rrugë shtetërore parashikon rezultat edhe më ambicioz për vitin 2020, kur të ardhurat nga ky kompensim pritet të realizojnë rreth 48.7 milionë EUR. Gjithashtu, gjatë muajve në vijim duhet të fillojë me punë edhe pika për taksë rrugore te Demir Kapija që do të jetë e fundit nga ato që do të ndërtohen në Korridorin 10.

Vitin e kaluar, NP për prugë shtetërore lëshoi në funksion edhe pagesën elektronike ë taksës rrugore. Rezultatet flasin për fillim të suksesshëm të projektit, me 13.707 pajisje për pagesë elektronike që janë shitur në periudhën korrik – dhjetor 2019, nga të cilat 8.953 janë karta M-Smart dhe 4.754 janë M-Tag pajisje.

Nga shitja e pajisjeve elektronike dhe rimbushja e tyre në gjashtë muajt e kaluar është realizuar qarkullim i përgjithshëm prej më shumë se 1.8 milion euro. Sistemi i pagesës elektronike të taksës rrugore aktualisht funksionon vetëm në pikat për pagesë të taksës përgjatë Korridorit 10. Këtë vit është parashikuar të fillojë instalimi i pagesës elektronike edhe në Korridorin 8, si një projekt që përfshin pikat për pagesë të taksës rrugore nga Shkupi deri në Gostivar dhe te pika në Milladinovc.

Për përdoruesit e pagesës elektronikë, NP për rrugë shtetërore planifikon që këtë vit të instalojë me tepër postpejd pagese të taksës rrugore, që do të jetë veçanërisht e dobishme për kompanitë që kanë vëllim më të madh të transportit rrugor.

Të ngjashme