Legjenda e futbollit, Maradona ka deklaruar se do kishte shumë dëshirë që të rikthehej si trajner i kombëtares së Argjentinës.
“Do kisha shumë dëshirë të isha trajner i Argjentinës. Po, falas do të isha bërë trajner i kombëtares sime edhe pa pagesë”, tha Maradona në një stacion televiziv në Venezuelë, sipas Reuters.
Argjentina është eliminuar nga Botërori pas humbjes me Francën me një rezultat 4-3 dhe si fajin më të madh po e vendosin mbi trajnerin aktual Sampaoli ku flitet se shumë shpejt ai do të shkarkohet nga detyra.
Kështu Maradona ka shanset për të provuar edhe njëherë të rikthet si trajner i kombëtares së tij.
Kujtojmë se 57-vjeçari ka udhëhequr amerikano-latinët tetë vjet më parë në botërorin e Afrikës së Jugut dhe u eliminua në çerekfinale nga Gjermania 4:0.