Maradona ia kërkon Messit pensionimin nga Argjentina

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi duhet të pensionohet nga Argjentina sipas legjendës së futbollit Diego Maradona.

Maradona ka thënë se do t’i thoshte Messit që të mos luajë më për Kombëtaren e Argjentinës, transmeton Gazeta Express.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 mendon se golashënuesi më i mirë i Argjentinës duhet të pensionohet.

“Mos shko më”, kështu iu përgjigje pyetjes Maradona për Messin.

“U-15 pësojnë humbje dhe faji i mbetet Messit. Ndeshja mes Racing dhe Boca Juniors luhet, Messi fajësohet. Gjithmonë faji mbetet i tij”.

“Unë do t’i thosha që të mos shkojë më. Ta shohim nëse do të mbijetojnë pa të”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme