“Maradona, më i miri i të gjitha kohërave”

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 15:29 | Nga

Hamsik beson se Maradona është më i miri i të gjitha kohërave.

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik, ia ka dhuruar fanellën e tij legjendës Diego Maradona, të cilin e cilëson si më të mirin të të gjitha kohërave.

Mesfushori sllovak u bë golashënuesi më i mirë në histori të Napolit, duke kaluar Maradonën me 115.

“Përshëndetje Diego”, e nis Hamsik në videon e postuar në Instagram.

“Jam këtu me këtë fanellë që është shumë speciale për mua, është ajo me të cilën të arrita ty dhe shënova golin e 115.

“Është nder i madh që të jem përkrah kampionëve si ti. Kur shënova atë gol, thash se të të dhurojë një dhuratë të vogël me dedikimin: ‘Diego, më i miri i të gjitha kohërave; me admirim dhe dashuri’.

“Shpresoj të të pëlqej, një përqafim dhe Foca Napoli përgjithmonë!”

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme