Marcelo e ka ndarë mendjen të largohet nga Real Madridi

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Marcelo mund të kthehet në Brazil për të përfunduar karrierën e tij të shkëlqyer si futbollist në vendin e tij të lindjes.

Lojtarit të Real Madridit dhe një prej kapitenëve aktual i përfundon kontrata verën e ardhshme dhe nuk ka ndërmend ta rinovojë.

Me këtë, e ardhmja e futbollistit është mjaft e qartë, ai do të jetë lojtar i lirë nga 30 qershori. Ndonëse është tunduar nga Turqia por edhe nga Italia, duket se mbrojtësi i krahut do ta mbyllte karrierën në skuadrën ku nisi gjithçka.

Marcelo u largua nga Fluminense, klubi ku filloi karrierën e tij si futbollist, në janar 2007 dhe 15 vjet më vonë ai mund të kthehet si djali i shtëpisë për të varur këpucët në Maracana.

Fluminense ka lëvizur skedën prej javësh dhe sipas burimeve pranë anës së bardhë, tani ka një probabilitet 80% që ky operacion të realizohet

Të ngjashme