Real Madrid ka përfunduar sesionin e tretë të stërvitjeve për këtë javë pa lojtarët që do të luajnë për kombëtaret e tyre në kuadër të Ligës së Kombeve.
Por çka vlen të përmendet është rikthimi i Marcelos në ushtrime dhe gatishmëria e tij për të startuar në ndeshjen kundër Levantes më 20 tetor.
Dani Carvajal dhe Karim Benzema ende janë duke marrë trajtim mjekësor për t’u rikuperuar. Edhe Isco është duke u përmirësuar dhe pritet të jetë gati për El Clasico më 28 tetor, shkruan Marca, përcjell Klan Kosova.
Skuadrës në stërvitje i janë bashkuar edhe lojtarët e ekipit të të rinjve. Kiko Casilla, Luca Zidane, Alvaro Odriozola, Sergio Reguilon, Marcos Llorente, Mariano Diaz dhe Lucas Vazquez ishin të gjithë pjesë e stërvitjes.