Aventura e mbrojtësit brazilian Marcelo te Real Madridi është në fundin e saj.
Pas 14 viteve qëndrim në Santiago Bernabeu, veterani brazilian do të largohet nga gjiganti spanjoll.
Këtë edicion, mbrojtësi i majtë ka humbur vendin e titullarit te Real Madrid nga Ferland Mendy dhe ka luajtur pak nën urdhrat e trajnerit Zidane.
E ardhmja e anësorit pritet të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku David Beckham po mundohet ta transferojë te Inter Miami.
33-vjeçari është ofertuar edhe nga LA Galaxy, por Inter Miami tani janë favorit për të nënshkruar me të.
Sipas mediave spanjolle, Marcelo do të provojë të ndërprejë kontratën me Real Madridin që të largohet si futbollist i lirë në verë.
Marcelo iu bashkua Los Blancos në verën e vitit 2007 nga Fluminese, ku në atë kohë klubi spanjoll pagoi 6,5 milionë euro për transferimin e brazilianit.
Deri më tani, Marcelo ka zhvilluar 527 ndeshje me Real Madridin, ku ka shënuar 38 gola dhe ka bërë 101 asistime, duke u shëndrruar në një legjendë të klubit mbretëror spanjoll.