Marcelo i dha fund aventurës greke me Olympiacosin në muajin shkurt dhe u rikthye te Fluminense pas 16 vitesh.
Të shtunën në mbrëmje realizoi një ëndërr të kahershme. Teksa fitoi Kupën Libertadores me skuadrën e zemrës.
Për herë të parë në historinë e klubit të Fluminenses dhe trofeu i parë për 35-vjeçarin brazilian.
Edhe pse ka fituar 5 herë Champions League me Realin e Madridit, Marcelo theksoi pas ndeshjes se ky ishte trofeu më i bukur që ka fituar në karrierë.
“Te Reali duhet të më kuptojnë: ky është titulli më i rëndësishëm në karrierë, sepse e fitova me klubin ku jam rritur.
Champions apo Libertadores? Sigurisht që kjo e dyta. Nuk ka çmim dhe ndjesi më emocionuese për mua”, theksoi mbrojtësi i majtë.