Claudio Marchisio u bashkua me Zenit St Petersburg sepse nuk mund të tradhtonte Juventusin.
Mesfuhsori italian nënshkroi për Zenitin në shtator të vitit 2018, por u tërhoq nga futbolli një vit më vonë, pasi kishte bërë vetëm 15 paraqitje gjatë kohës së tij në Rusi.
Kur u pyet në Instagram pse nuk u transferua në një tjetër klub në Serie A, ai pranoi se lidhjet e tij me Zonjën e Vjetër ishin shumë të forta.
“Nuk mund të qëndroja në Serie A, nuk mund ta tradhtoja Juventusin. Kjo ishte arsyeja kryesore”, ka thënë ai.
“Nuk ishte vetëm për ato që më dha Juve dhe tifozët e tyre, por edhe për ato që unë kam përjetuar me ta”.
“Duhet gjithashtu të thuhet se brenda meje ka pasur gjithmonë një dëshirë të provoja fatin tim jashtë vendit”.
“Ishte një përvojë për tërë familjen time, për fëmijët e mi që shkojnë në shkollë, për gruan time. Gruaja ime nuk kishte miq që mund ta vizitonin atë në shtëpi. Ajo nuk fliste rusisht.”
“Në ekip kam folur anglisht dhe pak spanjisht, sepse kishte shumë argjentinas, por ishte më lehtë në fushë: ne folëm me këmbët dhe kokën”, ka shtuar më tej Marchisio.
Italiani cilësohet në mesin e legjendave të Juventusit, pasi kontributi i tij për klubin ka qenë i madh dhe natyrisht se respektohet për zgjedhjen e tij që të mos luante te ndonjë rival i tyre.